Politike

VV: Nesër do të mbahet një konferencë në lidhje me parregullsitë e evidentuara në procesin zgjedhor 

29 Prill 2021, 20:58 Nga DOSJA
VV: Nesër do të mbahet një konferencë në lidhje me

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë një konferencë ku do të flitet për parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit që ajo pretendon se ka pasur. Katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve VV ka denoncuar tjetërsimin e votave të kandidatit për deputet, Boiken Abazi në Tiranë. Konferenca do të mbahet në orën 13:00, dhe në të do të flasin kandidati për deputet, Boiken Abazi dhe avokatja Suela Hasani.

Njoftimi:

Mirëmbrëma dhe ndjesë për lajmërimin në orarin e vonë. Nesër, ditë e premte, datë 30 prill 2021, në ora 13:00, në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë do të mbahet një konferencë për media ku do të flasin kandidati për deputet në zgjedhet e 25 prillit Boiken Abazi dhe avokatja Suela Hasani, në lidhje me parregullsitë e evidentuara të procesit zgjedhor të 25 prillit. Ftojmë mediat dhe gazetarët të marrin pjesë. Faleminderit!

Boiken Abazi është kandidat për deputet i pavarur në Tiranë, ku mori vetëm 2993 vota, por sipas tij ai mund ta ketë marrë mandatin për deputet në Tiranë, por i kanë tjetërsuar dhe i kanë vjedhur votat. Për këto akuza, Abazi ia ka vendosur gishtin Partisë Socialiste.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi vv zgjedhjet 25 prill 2021 boiken abazi vv zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kur ka thënë se nuk e kishte aspak idenë se sa vota kishte marrë në Vlorë apo në Durrës, qarqet ku dhe ka kandi...