Politike

Shpopullimi i Shqipërisë, Meta: Drama më e madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit! Me këto ritme rrezikon të ktheh

30 Prill 2021, 06:31 Nga DOSJA
Shpopullimi i Shqipërisë, Meta: Drama më e madhe që i ka

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shpopullimin e Shqipërisë, dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Meta citon Institutin për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës dhe thotë se nga viti 2010 deri në vitin 2019 sipas tij, janë larguar rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë se në vendet e tjera të rajonit.

POSTIMI:

Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta shpopullimi i shqiperise ilir meta shpopullimi i shqiperise

Sondazh

Poll