Politike

“30 vjet janë boll”, Rama sulm frontal Berishës: Po plaket si mos më keq, dogji vendin, donte të më vriste

18 Maj 2019, 09:38 Nga DOSJA
“30 vjet janë boll”, Rama sulm frontal Berishës: Po plaket

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është ndalur tek ish-kryeministri Sali Berisha, dhe tha se ai si lider ka tentuar të djegë disa herë Shqipërinë. Rama tha se Berisha po e mban peng PD.

Rama tha se Berisha donte ta vriste kur ishte kryeministër, dhe sot e kërcënon me zjarr vendin. Kryeministri tha se 30 vite janë boll për këtë politikë.

 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

30 vjet janë boll që ky vend mbahet peng nga individ që plakjet si mos më keq, por që s’ka me keq, ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexehlis nga kanuni i Lekë Dukagjinit te ato më ta latuarat

Boll 30 vjet që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjtit individ që urrejtjen e partisë së punës e eksportoi në PD dhe e mbolli të çdo parcelë të politikës

Çudit planetin me djegie mandatesh parlamentare, boll që i njëjti lider në krye të së njërës parti, që si president dogji vendit, si shef opozite dogji kryeministrinë duke e sulmuar me antitank për të vrarë shefin e qeverisë dhe marrë pushtetin me dhunë, si kryeministër vrau protestues, vazhdoi sot kërcënoi sot me zjarr këtë popull nga tmerri se mund ti vijë më shpejt fletëthirrja e drejtësisë

Në 30 qershor në vend se populli të zgjedh për bashkitë, shqiptarët të asistojnë në një tjetër triumf të tezës antishqiptare, se nuk jemi në gjendje të respektojmë asnjë rregull të vendosim vetë

Më 30 qershor të mos ndajmë jetën në këtë vend duke e bërë bashkë, çdo shqiptar që nuk do më zjarr, në këtë vend që quhet atdheu ynë çdo zgjedhës që shkon apo jo në votim nuk do më sherr për vendin dhe bashkinë.

Janë boll 30 vjet që të endemi edhe 30 të tjera në vorbullat që i ngre mbrapshtia e politikës po i paguan shqiptar i zakonshëm.

30 qershori duhet ti verë kufirin, çdokujt, që popullin nuk e zëvendëson, imponon as merr peng ,e kapsolla, bomba, bllokime rrugësh për të ndaluar zgjedhjet mes bojkotit të tyre dhe dhunës mbi to.

Jetojmë në një kohë fatkeqësie që ka pllakosur në debatin publik, jo thjesht të një grushti liderësh pa vizion,  pa ide, injorancë partish njëra më e dështuar se tjetra, por edhe lloj-lloj komentatorësh e montatorësh, që flasin si në vend të gjakut benzinë, gjuhës, shkrepse dhe në vend të kokës një shishe gati për të plasur.

Duhet ti dalim zot vendit që duam, si ta duan ta bëjmë leckë në sytë e botës së madhe, duke e përdhunuar me urinë e urrejtjes së tyre që u është kthyer në katran. Kapitulluan në Kuvend ku zbathën çizme e thyen vezë, e nga ku ikën me muzikë ku sapo kishin fituar zgjedhjet, u bashkuan me popullin imagjinar.

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit. Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje.

Rama akuzoi LSI-në si partia që bleu votat e PD në 2017, si dhe i bëri thirrje prokurorisë për herë të parë të hetojë dosjet 339 dhe 184. Rama njoftoi të gjithë ata që do duan të prishin zgjedhjet, se do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll