Politike

Përgjimet në Dosjet 339 dhe 184, Rama: Prokuroria të zbardhë çështjen, në burg ata që blejnë votat

18 Maj 2019, 09:45 Nga DOSJA
Përgjimet në Dosjet 339 dhe 184, Rama: Prokuroria të zbardhë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka bërë për herë të parë sot thirrje Prokurorisë që të zbardhë çështjen e përgjimeve në dosjet 339 dhe 184. Rama tha se prokuroria duhet të futë në burg çdo njeri që blen vota.

“Por po e marrë të mirëqenë shqetësimet e tyre. Prokuroria duhet të zbardhë çështjen, të çojë në burg të gjithë ata që blejnë vota. Kush e bëjë këtë, qeveria tranzitore e kapsollave.”-tha Rama.

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit.

Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje. Rama akuzoi Berishën si njeriun që mban peng PD, LSI-në si partia që bleu votat e PD në 2017.

Rama njoftoi të gjithë ata që do duan të prishin zgjedhjet, se do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 184 dosja 339 edi rama dosja 184 dosja 339 edi rama

Sondazh

Poll