Politike

Edi Rama këmbëngul: Shqipëria do të paguajë zero lekë për Becchettin, do na japë ai neve

29 Prill 2021, 20:57 Nga DOSJA
Edi Rama këmbëngul: Shqipëria do të paguajë zero

TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se shteti shqiptar nuk do të paguajë asgjë nga 110 milionë euro që i detyrohet biznesmenit Frencesco Becchetti pas gjyqit të humbur në arbitrazh.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se madje do të jetë Becchetti ai që do t’i japë Shqipërisë. Rama tha se kjo është pjesë e një strategjie që ai nuk e tregon dot për momentin.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Shteti shqiptar do t’i paguajë zero, po zero

Blendi Fevziu: Si zero, ka rregulla ndërkombëtare që të detyrojnë të paguash

Edi Rama: S’ta them sot si, s’ta them dot, por dëgjoni dhe mbani mend fjalën time. Shteti shqiptar do t’i paguajë zero lekë atij dhe ai do t’i japë par shteti shqiptar. Është strategji, stretegji. Dhe nuk është strategjia im, është strategjia e atyre që merren me atë punë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kur ka thënë se nuk e kishte aspak idenë se sa vota kishte marrë në Vlorë apo në Durrës, qarqet ku dhe ka kandi...