Politike

Salianji: Rezultatin e zgjedhjeve do e ankimojmë në të gjitha instancat

29 Prill 2021, 20:55 Nga DOSJA
Salianji: Rezultatin e zgjedhjeve do e ankimojmë në të gjitha

TIRANË- Kandidati për deputet në listën e PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka folur në “Open” për veprimet që do të bëjë opozita pasi ka humbur në zgjedhjet e 25 prillit, rezultatin e të cilave e cilëson si “masakër zgjedhore”.

Salianji theksoi se do të merren me procese ligjore ndaj nuk dihet ende se cfarë vendimi do të marrë opozita.

Salianji: Ne do e ankimojmë nga pikëpamja ligjore. Do e ankimojmë në të gjitha instancat, në KQZ, në KAS, në Kolegj Zgjedhor pastaj duke marrë të gjithë pjesën e dokumentacionit, të pamjeve filmike, të gjitha procesit.

Ne do bëjmë gjithçka nga pikëpamja ligjore dhe nëse nuk funksionon, pa diskutim që do marrim vendime hap pas hapi. Jemi akoma pa përfunduar procesin, ju thoni çfarë do bëjë opozita.

Bushati: Nuk jam dakord me kronologjinë që bën Salianji sepse të gjitha këto janë procedurë. Sot është e mjaftueshme që opozita të kishte vendimmarrje politike ç’emër do i vërë këto zgjedhje. Nuk duhet t’ia aprovojnë gjykatat e Yuri Kim dhe Edi Ramës dhe e di se ç’vendim do marrin ata. Problemi është që sot të dhënat janë të mjaftueshme për një vendimmarrje politike. Pse nuk e merr Basha? A do ofertë, a do të vijë? Këtë nuk e di.

MARRË NGA TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ervin salianji zgjedhjet 25 prill 2021 ervin salianji zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kur ka thënë se nuk e kishte aspak idenë se sa vota kishte marrë në Vlorë apo në Durrës, qarqet ku dhe ka kandi...