Politike

Bushati: Ambasadorët e paguar nga Rama i bëjnë presion Bashës sa herë bën status Berisha

29 Prill 2021, 20:50 Nga DOSJA
Bushati: Ambasadorët e paguar nga Rama i bëjnë presion

TIRANË- Analisti Andi Bushati ka theksuar se opozita nuk duhet të pranojë zgjedhjet dhe të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë faktet dhe të zbardhet gjithçka në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

Bushati hodhi akuza të forta se Edi Rama paguan ambasadorët që t’i bëjnë presion Lulzim Bashës sa herë që bën status Sali Berisha.

Ai tha se nuk duhet të shkojë në parlament derisa të zbardhet e vërteta e manipulimit të këtyre zgjedhjeve, madje nuk duhet të ketë komunikim me asnjë ambasador që blihet nga kryeministri Rama.

Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Vasili: Prova?

Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

MARRË NGA TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi bushati zgjedhjet 25 prill 2021 andi bushati zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kur ka thënë se nuk e kishte aspak idenë se sa vota kishte marrë në Vlorë apo në Durrës, qarqet ku dhe ka kandi...