Sport

David Alaba në fund të majit firmos për Real Madrid, pritet zyrtarizimi!

29 Prill 2021, 14:33 Nga DOSJA

GJERMANI – Mbrojtësi austriak David Alaba, para disa muajsh ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, ndërkohë që pas këtij lajmi klubet e interesuara për të nuk kanë munguar.

Gazetari italian, ekspert i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se marrëveshja e Alabas me Real Madridin është më afër se kurrë, pasi paga dhe kohëzgjatje të kontratës për një periudhë katërvjeçare është dakortësuar midis palëve.

“David Alaba do të nënshkruajë kontratën e tij, si një lojtar i lirë me Real Madridin në fund të sezonit, kur do të zyrtarizohet marrëveshja në fund të muajit maj”,- ka shkruar fillimisht gazetari italian Romano në rrjetet sociale.

“Marrëveshja midis Alabas, agjentëve të tij dhe bordit të Realit ka përfunduar që në janar, ku madrilenët kanë qenë duke udhëhequr garën për të nënshkruar me Davidin. Paga e Alabas do të jetë rreth 12 milionë euro në sezon, pa taksa. Ai ka pranuar propozimin e Real Madrid, pasi ka qenë gjithmonë ëndrra e tij për të luajtur në Spanjë”.

“Përveç përpjekjeve të Bayern Munich për ta mbajtur atë në vitin e fundit, gjithashtu Chelsea, PSG, Barcelona dhe Liverpool, janë përpjekur të bindin Alaba në muajt e fundit, por Real Madrid ka qenë gjithmonë favorit pas marrëveshjes verbale”,- ka përfunduar eksperti italian.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munich david alaba fabrizio romano real madridin bayern munich david alaba fabrizio romano real madridin

Sondazh

Poll