Sport

Operohet mbrojtësi i Skënderbeut, takohemi sezonin tjetër!

29 Prill 2021, 08:40 Nga DOSJA
Operohet mbrojtësi i Skënderbeut, takohemi sezonin tjetër!

KORÇE – 24-vjeçari Mërgim Shala, i ka dhënë lamtumirën kampionatit të 82-të të Superiores. I ardhur nga Suedia gjatë merkatos së verës, me synim për t’u bërë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, e cila do ta mbajë larg fushave të futbollit për disa kohë.

Qendërmbrojtësi, që ishte projektuar si titullar nga trajneri Julian Ahmataj gjatë verës, për shkak të dëmtimit të tij të më hershëm, nuk arriti të shprehej për skuadrën korçare gjatë këtij sezoni në asnjë ndeshje, qoftë për kampionat, por edhe në kupë.

Ende nuk dihet, nëse mbrojtësi Mërgim Shala, pas periudhës së riaftësimit do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës korçare të Skënderbeut, apo do të rikthehet në Suedi, ku ka lindur dhe luajtur së fundmi me Assyriska Turabdin.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport mërgim shala skënderbeut suedia mërgim shala skënderbeut suedia

Sondazh

Poll