Sport

Edhe në Madrid zhvillohen zgjedhje! Futbollisti i Real Madrid caktohet komisioner, do të mungojë ndaj Chelsea-t

28 Prill 2021, 20:52 Nga DOSJA
Edhe në Madrid zhvillohen zgjedhje! Futbollisti i Real Madrid caktohet

MADRID– Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo ka të ngjarë të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Chelseat. Futbollisti, siç raportohet nga gazeta spanjolle “El Mundo”, është caktuar për të monitoruar zgjedhjet për Asamblenë e Madridit në 4 maj.

Shtetësia spanjolle e marrë në 2011 i detyron të gjithë që të thirren për të punuar në qendrat e votimit dhe për këtë punë do të paguhen 65 dollarë. Këshilli Zgjedhor i Madridit, gjithmonë raporton El Mundo, argumenton se Marcelo mund të fluturojë për në Angli të mërkurën, por ky opsion duket i vështirë për shkak të protokolleve anti-covid. Klubi spanjoll po punon për ta shkëputur lojtarin nga angazhimi.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport marcelo real madrid marcelo real madrid

Sondazh

Poll