Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Sfidën e parë të milionerëve e fiton City, De Bruyne-Mahrez pushton Parisin me përmbysje

28 Prill 2021, 21:07 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ Sfidën e parë të milionerëve e fiton City,

PARIS– Manchester City ka fituar aktin e parë në gjysmëfinalen e Champions League, teksa ka mposhtur me përmbysje në transfertë PSG-në, me rezultatin 2-1. Anglezët arritën një rezultat tejet pozitiv, për ndeshjen e kthimit në Angli, ku do të vendoset edhe skuadra që kalon në finalen e këtij kompeticioni.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen në “Parc des Princes” dhe kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit brazilian Marquinhos, i cili kërceu mirë me kokë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Anglezët reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan me belgun Kevin De Bruyne në të 64-tën, ndërsa 7 minuta më vonë ishte Rijad Mahrez që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë.Ndeshja u komplikua edhe më shumë për PSG pasi në minutën e 77’ kur Gueye u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league manchester city psg champions league manchester city psg

Sondazh

Poll