Sport

Sulmuesi Ernest Muçi, shpallet kampion edhe i Polonisë…

29 Prill 2021, 09:19 Nga DOSJA

POLONI – Pas barazimit të djeshëm 0-0 midis Jagiellonia-Rakow, çështja e titullit është zgjidhur në futbollin polak. Skuadra Legia Warszawa është shpallur kampione e Polonisë, titull të cilin e fiton për herë të 15-të.

Kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe tri javë në kampionatin Ekstraklasa të Polonisë, Legia Warszawa, në kuotën e 59 pikëve është e pakapshme nga ndjekëset e saj, Rakow dhe Pogon Szcwzecin që kanë nga 50 pikë.

Brenda këtij suksesi të bukur, pjesë është edhe futbollisti ynë i talentuar, 20 vjeçari Ernest Muçi. Pasi ka fituar titullin e kampionit të Shqipërisë me skuadrën e Tiranës, kësaj here meriton edhe titullin e kampionit të Polonisë në radhët e Legias, ku u transferuar gjatë merkatos së dimrin.

Pas sulmuesit kuqezi, Myrto Uzuni, i cili u shpall kampion i Hungarisë me Ferencvarosh, sulmuesi i ri Ernest Muçi është futbollisti i dytë, që meriton titullin e lartë të kampionit jashtë kufinjve të Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ernest muçi ferencvarosh kampion i polonise legia warszawa myrto uzuni ernest muçi ferencvarosh kampion i polonise legia warszawa myrto uzuni

Sondazh

Poll