Sport

100 milion plus bonuset, oferta e skuadrës angleze për Lukakun çorodit Interin

29 Prill 2021, 13:21 Nga DOSJA
100 milion plus bonuset, oferta e skuadrës angleze për Lukakun

LONDËR– Një bombë e madhe vjen nga Anglia.Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Chelsea është gati të trokasë në derën e Interit për shërbimet e Romelu Lukakut. Blutë kanë braktisur pistën që të çon te Haaland dhe tani po mendojnë të rikthejnë në  Stamford Bridge gjigandin belg i cili kampionatin e vetëm në Angli e ka fituar me skuadrën londineze duke provuar përvoja si West Broëmich, Everton dhe Manchester United.

Këtë sezon Lukaku po kalon një moment brilnat duke shënuar 27 gola në 40 ndeshje.Sipas The Sun, klubi anglez ka gati 100 milion eruo plus bonuset për të transferuar sulmuesin. Ofertë monstruoze që Interi sigurisht është i vendosur ta refuzojë. Lukaku është gjithmonë në qendër të projektit të Antonio Contes, i cili e dëshironte atë dhe e riktheu në nivele të larta. Tani është koha për të shijuar frytet e një pune shumë të madhe.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter lukaku inter lukaku

Sondazh

Poll