Sport

Ronaldo-Mayorga, çështje pa fund: ish-modelja tani kërkon dëmshpërblimin e madh

29 Prill 2021, 12:48 Nga DOSJA
Ronaldo-Mayorga, çështje pa fund: ish-modelja tani kërkon

ITALI-Është një kohë vërtet e keqe për Cristiano Ronaldon. Jo vetëm nga pikëpamja sportive. Nëse Juventusi i tij po lufton në fushë dhe ai nuk është më në gjendje të shënojë në vazhdimësi, jashtë fushës ka edhe probleme gjyqësore që tashmë po lëkundin portugezin.

Sipas gazetës angleze “Mirror”, Kathryn Mayorga, e cila e akuzoi atë për përdhunim në 2009 në Las Vegas, i ka kërkuar sulmuesit portugez një dëmshpërblim që shkon në 56 milion paund. Kjo, shkruan tabloidi anglez, është ajo që ka dalë nga dokumentet gjyqësore.

CR7, nga ana e tij, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat e ish-modeles dhe tashmë në 2010 kishte rënë dakord për një kompensim prej 375 mijë paund.Në këtë pikë historia rinis dhe Cristiano do të ketë një problem tjetër për të zgjidhur.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport juventus kathryn mayorga ronaldo juventus kathryn mayorga ronaldo

Sondazh

Poll