Sport

Norwich dhe Watford, sezonin e ardhshëm në Premier League

29 Prill 2021, 05:32 Nga DOSJA

ANGLI – Kur kanë mbetur edhe dy javë për të përfunduar Championship në futbollin britanik janë mësuar emrat e dy skuadrave që sezonin e ardhshëm 2021/2022 do të luajnë në elitën e Premier League.

Norwich City, pasi ka fituar 3-1 ndaj QPR në javën e 44-të të kampionatit, bëhet ekipi i parë që preu biletën për në Premier League. Ai u ngjit në kuotën e 93 pikëve, duke kryesuar edhe renditjen në Championship.

Gjithashtu këtë të drejtë e fitoi edhe Watford, që pasi fitoi 1-0 ndaj Milwallin, me 88 pikët e grumbulluara renditet në vendin e dytë të Championship, duke patur 7 pikë më tepër sesa Brentfordi që e ndjek, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport championship norwich city premier league watford championship norwich city premier league watford

Sondazh

Poll