Sport

Duro: “Na vjen që nuk fituan, por barazimi ndaj Partizanit vlen”

28 Prill 2021, 18:13 Nga DOSJA
Duro: “Na vjen që nuk fituan, por barazimi ndaj Partizanit

KURBIN – Pas barazimit 2-2 të takimit të luajtur mes Laçit dhe Partizanit, trajneri i bardhezinjve, Shpëtim Duro, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” për ndeshjen, rreth garës për titullin, si dhe mungesat e shumta në repartin ofensiv.

“Takimi ishte i vështirë dhe i fortë, kundërshtari kishte moral dhe organikë të plotë. Ne kemi pasur probleme. U vështirësua shumë, skuadra tregoi karakter, përmbysi rezultatin. Ishim afër fitores, na vjen keq, por barazimi ndaj Partizanit është i pranueshëm. Na vjen keq që nuk fituam, por ky është futbollit”.

Mungesat në sulm? “Nuk kanë shënuar sulmuesit, por është pozitiv shënimi i golave nga lojtarët e tjerë. Nuk duhet të qahemi nga munguesit, por skuadra ishte shumë pozitive në sulm kur i kishim të gatshëm Mazrekajn, Nwabuezen, Van Dave dhe Xhixhën”.

Golat e pësuar? “Edhe goli i parë ishte aksidentalisht, për faj të gabimeve tona. Te goli i dytë toleruam mbulimin e Asanit, por nuk u mbulua as lojtari që shënoi golin. Shfaqi probleme në momente të veçanta mbrojtja, por pati edhe momente pozitive, ishte agresive. Ishte një ndeshje e luftuar nga dy skuadrat, ishte pozitive”.

Titulli? “Përsëri jemi aty, përsëri kemi shpresa. Skuadrat kanë përballje me njëra-tjetrën, do të jetë luftë e ashpër deri në fund. Më ka shqetësuar vetëm fakti që grupi nuk ka qenë i plotë, sidomos në sulm. Skuadra bëhet shumë e rrezikshme po t’i kemi të gjithë, por e përsëris, edhe barazimi është i pranueshëm. Jemi akoma aty,”– theksoi trajneri i ekipit laçian Shpëtim Duro.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport shpetim duro trajneri i kurbinasve trajneri i lacit shpetim duro trajneri i kurbinasve trajneri i lacit

Sondazh

Poll