Sport

VIDEO / Tirana e pandalshme, “rrëzon” edhe Vllazninë nga kreu

28 Prill 2021, 16:48 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana e pandalshme, “rrëzon” edhe Vllazninë nga

TIRANE – Tirana fiton klasiken e futbollit shqiptar përballë Vllaznisë në “Selman Stërmasi”, një ndeshje e luftuar dhe deri-diku e dominuar nga skuadra shkodrane. Megjithatë gjithçka shkonte drejt barazimit, pasi të dyja ekipet pavarësisht tentativave asnjëherë nuk mundën të konkretizonin nga aksionet.

Por është kapiteni Idi Batha, i cili nëpërmjet goditje ve të tija standarte, që tashmë janë shndërruar në të zakonshme, arriti të shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 74-t.

Me këtë humbje Vllaznia i dorëzon kreun Teutës, e cila fitoi pastër, me shifrat 2-0 përballë Kukësit në “Elbasan Arena”. Në këtë javë përballjesh mes të gjitha skuadrave të grupit të kreut, veç vështirësisë së kundërshtarit, ishte dhe presioni që bënte të tijin.

Megjithatë Teuta e mund edhe atë. Në fillim për djemtë e Edi Martinit shënon Krasniqi, një supergol, si rrallë here në këtë sezon.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 67 është Rustem Hoxha q shfrytëzon krosimin e Djevi Bregut nga goditja fundore për të shënuar golin e dytë të takimit.

Ishte pikërisht ky gol që i siguron vendin e pare në renditje Teutës, e cila pas hapit fals javën e shkuar me Tiranën, rikthehet në rrugën e objektivit të saj.

Ndërkohë që Partizani e fillon me vrrull përballjen me Laçin në transfertë, duke kaluar i pari në avantazh me Çinarin.

Megjithatë skuadra e Shpëtim Duros rikthehet në takim, duke barazuar brenda 45 minutave të para me Mustën.

Me fillimin e pjesës së dytë Laçi kalon në avantazh falë golit të Shehut, i cili i rikthen humorin kurbinasve dhe ritmin e lojës.

Megjithatë kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i takimit është Stenio Xhunior që barazpeshon gjithcka, duke i ndarë nga një pikë të dyja ekipeve, pikë që nuk vlen pak për të dyja skuadrat.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 28 Prill 2021, 09:23

SHKODËR-Vllaznia nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Klubi shkodran është rikthyer rivaliz...