Sport

VIDEO/ Mbijetesa “quitz”, Skënderbeu e Apolonia nuk janë dorëzuar…

28 Prill 2021, 15:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Mbijetesa “quitz”, Skënderbeu e Apolonia nuk janë

TIRANE – Për rastësi, në mesditë, për javën e 30-të në Fier dhe Korçë, u zhvilluan dy takime mbijetese, Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu-Bylisi. Në stadiumin “Skënderbeu” skuadra vendase ka fituar me përmbysje me rezultatin 2-1, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar dhe pati shumë raste.

Mesfushori Desancic shënoi për Bylis pas 35 minutash lojë, ndërkohë që Skënderbeu u zgjua dhe ia doli të barazonte në minutën e 41-të me anë të Kosta Vangjelit. Tri minuta më pas Elvi Berisha, do të përfitonte nga hutimi i miqve dhe do të shënonte golin e dytë për korçarët, duke fiksuar rezultatin 2-1, i cili nuk do të ndryshonte deri në fund të takimit. Diferenca tani midis Skënderbeut dhe Bylisit shkon në tri pike, në favor të ballshiotëve.

Skuadra krutane e Kastriotit është shtangur sërish nga Apolonia, që kësaj here i mundi me rezultatin 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Fierakët me gjasa ende nuk janë dorëzuar. Heroi sotëm i tyre ishte sulmuesi Mario Gjata, autor i dy golave në pjesën e parë, i cili realizoi në minutat 18 dhe 30. Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shpëtimtar u bë portieri Romeo Harizaj, i cili nuk lejoi të shënohej në portën e tij, veç golit të Dacit në minutën e 65-të, duke fiksuar fitoren e merituar 2-1 të Apolonisë.

Ja dhe rastet e golave të shënuar në këto dy takime…

20′ – Apolonia ka ndëshkuar Kastriotin. Sulmuesi Mario Gjata mposhti portierin Isli Hidi dhe fierakët ëndërrojnë ende

31′ – Mario Gjata ka realizuar edhe golin e dytë, duke mposhtur portierin e Kastriotit pasi e shmangu më pare

64′ – Klejdi Daci ka hapur ndeshjen në Fier, pasi ka ndëshkuar Apoloninë pas një krosi të Patrik Bardhit

35′ – Desancic i ka dhënë epërsinë skuadrës së Bylisit, në duelin ndaj Skënderbeut në transfertë

42′ – Kosta Vangjeli ka vendosur baraspeshën në Korçë, pasi ka realizuar në portën e Bylisit

44′ – Elvi Berisha befason Bylisin, duke i realizuar edhe golin e dytë. Skuadra e Skënderbeut në epërsi

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport apolonia bylis java e 30-te kastrioti skenderbeu apolonia bylis java e 30-te kastrioti skenderbeu

Sondazh

Poll

Sport 28 Prill 2021, 09:23

SHKODËR-Vllaznia nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Klubi shkodran është rikthyer rivaliz...