Sport

Një ndeshje e padëgjuar boksi, Mayweather përballë “yllit” të YouTube!

28 Prill 2021, 09:01 Nga DOSJA
Një ndeshje e padëgjuar boksi, Mayweather përballë

AMERIKE – Një ndeshje e vecantë boksi do të rikthejë në ring një nga emrat më të mëdhej të peshave të rënda, si Floyd Mayweather. Ai do të përballen me amatorin Logan Paul, i njohur ndryshe edhe si i famshmi i “You Tube”, më 6 qershor, në stadiumin “Hard Rock” në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Përballja u konfirmuar nga vetë Mayweather në rrjetin social Instagram. “Mayweather Promotions, Fanmio dhe Showtime Boxing janë bashkuar për ta sjellë një ngjarje epike”,- shkroi 44-vjeçari Mayweather, i cili zotëron një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbjeje.

Hera e fundit kur kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme bëri luftë profesionale ishte gushti i vitit 2017, kur e mposhti kampionin e UFC-së. Conor McGregorin, në ndeshjen e tij debutuese në boks.

Paul, ndërkohë ka vetëm një meç në historinë e vet, disfatën kundër një ylli tjetër të YouTube, KSI. Ai nuk do të ketë telashe në tërheqjen e publikut për këtë meç, sepse i ka gati 22 milionë ndjekës në kanalin e tij në YouTube.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll