Sport

Guardiola: “Mbappe dhe Neymar më kanë lënë pa gjumë!”

28 Prill 2021, 08:53 Nga DOSJA
Guardiola: “Mbappe dhe Neymar më kanë lënë pa

FRANCE – Pep Guardiola në prag të ndeshjes së madhe, edhe në formë shakaje, ka treguar se mendimet rreth Neymarit dhe Kylian Mbappes e kanë mbajtur zgjuar gjatë natës para gjysmëfinales së Manchester City  kundër Paris SG në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i City, i cili po përgatitet për gjysmëfinalen e parë evropiane, që kur mori drejtimin e Citizens pesë vite më parë dhe në prag të këtij takimi, thotë se kampionët e Francës janë kërcënim i madh në çdo cep të fushës.

City nuk ka asnjë mungesë për këtë ndeshje dhe Guardiola thotë se lojtarët e tij duhet ta luajnë stilin e lojës së vet, duke mos u mbrojtur shumë mbrapa, për shkak të inteligjencës së sulmuesve të PSG-së.

Duke folur para ndeshjes së parë gjysmëfinale në “Parc des Princes” të mërkurën, Guardiola e nënvizoi rrezikun që përbejnë Mbappe dhe Neymar. “U përpoqa të fle mirë mbrëmë dhe fjeta vetëm kur nuk mendoja më për lojtarët e tyre (Mbappe dhe Neymar)”, tha Guardiola.

Ai shtoi: “Ne do të tentojmë t’i ndalim ata duke u mbrojtur si ekip dhe duke luajtur si ekip. Duhet t’i përshtatim ca gjëra, natyrisht, por në të njëjtën kohë, nuk do të kishte kuptim të mos jemi ata që jemi në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll