Sport

28 prilli, dita kur Muhammad Ali refuzoi ushtrinë amerikane dhe luftën në Vietnam

28 Prill 2021, 09:27 Nga DOSJA

SHBA – Më 28 prill 1967, kur lufta kundër Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali, refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Boksieri i famshëm rezufoi të merrte pjesë në radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islamike dhe për këtë shkak iu nënshtrua dënimit të tij, ngjarje e cila bëri bujë për kohën.

Muhammad Ali, i lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike, pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhammad Ali.

Gjatë luftës së Vietnamit, Muhammad Ali u shpreh se, sipas fjalëve të tij, “nuk ushqente armiqësi për Viet-kongun”. Atë e akuzuan për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit të detyrueshëm në ushtri.

Muhammad Ali u shpall fajtor, pasi që kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe u dënua me 5 vjet burgim. Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen. Në qershor të vitit 1970, Gjykata e Lartë e SHBA-së mori vendim në favor të Muhammad Ali, duke thënë se çështja e tij nuk ishte trajtuar siç duhet.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cassius clay gjykata e lartë e shba-së muhammad ali cassius clay gjykata e lartë e shba-së muhammad ali

Sondazh

Poll

Sport 28 Prill 2021, 09:23

SHKODËR-Vllaznia nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Klubi shkodran është rikthyer rivaliz...