Sport

33-vjeçari Nagelsmann, trajner i Bayern Munich deri më 2026

28 Prill 2021, 09:47 Nga DOSJA
33-vjeçari Nagelsmann, trajner i Bayern Munich deri më 2026

GJERMANI – Bayern Munich do t’i japë RB Leipzig shumën prej 25 milionë eurove, me kusht që ta lërë të lire trajnerin Julian Nagelsmannin që t’i bashkohet bavarezëve në verë. Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare si trajner i Bayern Munich, si pauses i Hansi Flick që ka deklaruar largimin e tij.

Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar, se Nagelsmanni dhe Bayerni kanë rënë dakort për një marrëveshje bashkëpunimi midis tyre deri në vitin 2026, kontratë që është më e shtrenjta në historinë e trajnerëve në Bundesligë. Ai do ta marrë drejtimin e skuadrës së Bayernit më 1 korrik 2021.

Megjithëse vetëm 33 vjeç, Julian Nagelsmanni ka pesë vjet si trajner në Bundesligë, pasi fillimisht ka drejtuar Hoffenheimin. Në moshën 28-vjeçare, ai ishte trajneri më i ri në historinë e Bundesligës dhe e udhëhoqi skuadrën e tij nga mbijetesa në një vend në zonën e Ligës së Kampionëve. Pas tri vitesh, ai e mori drejtimin e Leipzig dhe e çoi atë deri në gjysmëfinale të Champions League në sezonin 2019/20, ku u mposht nga Paris SG.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 25 milionë eurove bayern munich hoffenheimin julian nagelsmannin rb leipzig 25 milionë eurove bayern munich hoffenheimin julian nagelsmannin rb leipzig

Sondazh

Poll

Sport 28 Prill 2021, 09:23

SHKODËR-Vllaznia nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Klubi shkodran është rikthyer rivaliz...