Sport

Kurbinasit rikthejnë ‘vesin e keq’, godasin në kokë trajnerin e Partizanit pas ndeshjes me Laçin

28 Prill 2021, 16:30 Nga DOSJA
Kurbinasit rikthejnë ‘vesin e keq’, godasin në kokë

LAC- Edhe pse nuk ndodhte prej kohësh, Laçi i ka rikujtuar të gjithëve në ndeshjen me Partizanin, namin e keq dhe të egër që ka patur dhe që prej vitesh edhe pse janë munduar ta ndryshojnë vjen një moment kur e rishfaqin.

Ndeshjet e futbollit shqiptar prej muajsh luhen pa tifozë për shkak të pandemisë, një pjesë jo e vogël e tyre kanë qenë në tribunën e stadiumit të Laçit dhe në përfundim të  pjesës së parë të ndeshjes, që u nda në barazim 2-2 me të kuqtë kryeqytetas, trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi është goditur në kokë nga një send.

Menjëherë atij iu dha ndihma e parë dhe fatmirësisht nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar. Për t’u theksuar edhe fakti se ndeshja nisi për vonesë për shkak të disa sjelljeve të pahijshme në tribunë, me delegatin Besnik Çela, i cili këmbënguli që disa prej tyre të dilnin jashtë.


B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ilir bozhiqi goditet ne koke incident ne lac laç ilir bozhiqi goditet ne koke incident ne lac laç

Sondazh

Poll

Sport 28 Prill 2021, 09:23

SHKODËR-Vllaznia nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Klubi shkodran është rikthyer rivaliz...