Sport

28 Prill 2021, 09:23 Nga DOSJA

SHKODËR-Vllaznia nuk heq dorë nga asgjë, lufton në të dy frontet për trofetë, në sprintin final për titullin kampion. Klubi shkodran është rikthyer rivalizues në kampionat pas një ngërçi që shoqëroi skuadrën javët e fundit.

Për javën e 30-të të Superiores, Vllaznia do të luajë ndaj Tiranës në transfertë, një ndeshje e rëndësishme për fatet e dy skuadrave. Megjithatë sponsori i klubit,Alban Xhaferri nuk dëshiron ti lërë asgjë rastësisë.

Sipas “Panorama Sport” shkruan se sponsori Alban Xhaferi, bashkë me drejtuesit e klubit dhe biznesmenë që mbështesin Vllazninë, mund të shpërblejnë ekipin me 20 mijë euro nëse mposht Tiranën. Gjithsesi, kjo shifër nuk është ende zyrtare.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alban xhaferri tirana vllaznia alban xhaferri tirana vllaznia

Sondazh

Poll