Politike

“Kush ua tregoi shtigjet turqve?” LSI reagon për herë të parë pas humbjes së thellë në zgjedhje: Do rikthehemi si Fen

27 Prill 2021, 20:36 Nga DOSJA
“Kush ua tregoi shtigjet turqve?” LSI reagon për herë

TIRANË– Zëdhënësi i LSI, Klajdi Bodlli ka shpërndarë një video, në të cilën thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish, njësoj si zogu Feniks, shpendi që ripërtërihet nga hiri i tij.

Si reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim pas humbjes së thellë në këto zgjedhje, ku mori vetëm 4 mandate, partia ka zgjedhur të përcjellë mesazhin se do të ripërtërihet nga hiri i saj, pasi të djegë vetën.

Ajo që vihet re është se videoja nis me një episode ‘tradëhtie’ nga Skënderbeu që mëson se shtigjet turqve ua ka treguar Hamzai. Mos ndoshta LSI-ja kërkon të thotë se janë tradëhtuar nga të vetët?

Përmbajtja e videos:

Kush ua kallëzoi turqve shtigjet? Hamzai. Hamza! Unë të kam mësue si mahet shpata. Feniksi është një zog i fuqishëm, krijesa mund të fluturojë edhe me një elefant në kthetrat e saj. Lotët janë gjithashtu një tjetër fuqi e shpendit, pasi shërojnë çdo plagë. Feniksi jeton më shumë se një sorrë, kur kupion se po i vjen fundi, Feniksi bën një fole me kanellë, sherebelë dhe hirrë. Ai djeg veten duke lënë hirin pas. Nga grumbullimi i hirit lind një Feniks i ri. Miti për pavdekshmërin e Feniksit ishte bërë aq i famshëm saqë perandori i ri dhe i çuditshëm romak Elagabalus kërkoi të hante një Feniks për tu bërë i pavdekshëm. Shërbëtorët kërkuan për shpendin por nuk gjetën asgjë. Sidoqoftë, ata i shërbyen perandorit mish nga zogu i Parajsës. Mishi i zogut nga Parajsa nuk siguron fuqinë e pavdeksisë, duke marrë parasysh që sundimtari u vra nga garda Praetoriane vetëm dy vjt pasi kishte ngrënë mishin e zogut. LSI ka arritur të ripërtërihet. LSI deri më sot është një simbol universal i një cikli të ri. 

LAJMI KRYESOR: Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll