Politike

Mark Marku i prerë: Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje, Lukashenkoja i Ballkanit nuk do ketë as mbë

27 Prill 2021, 20:20 Nga DOSJA
Mark Marku i prerë: Partia Demokratike nuk do t’i njohë

TIRANË– Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka treguar se Partia Demokratike nuk ka në plan që t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit.

Në një status në Facebook, Marku shkruan se është mjaft i bindur që as SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës. Të dashur vëllezër dhe motra. Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit. Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë. Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur deshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri. Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli. Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike. Miqësisht, Mark Marku.

Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim humbi zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë 65 mandate, ndërsa PS-ja fitoi 74 mandate. LSI-ja mori katër mandate. Në këtë mënyrë kryeministri Rama ka marrë mandatin e tretë. Kreu i shtetit Ilir Meta i njohu zgjedhjet duke i konsideruar si fitore të sovranit. Vetë kryedemokrati Basha nuk deklaroi as pranimin apo kundërshtimin e zgjedhjeve. PD-ja ka kërkuar pamjet filmike të KZAZ-ve dhe EV-ve pasi pretendon se janë bërë shkelje të rënda.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha mark marku zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha mark marku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll