Politike

Kush nuk shkon në ‘Opinion’ humb zgjedhjet? Fevziu shpjegon “mallkimin”: Kam rend të të ftuarve. Haxhiu kujton ‘vik

27 Prill 2021, 20:03 Nga DOSJA
Kush nuk shkon në ‘Opinion’ humb zgjedhjet? Fevziu shpjegon

TIRANË– Gazetarja Jonida Shehu është shprehur se ai që shkon i fundit në “Opinion” është edhe fituesi i zgjedhjeve. E ftuar të hënën në “Opinion”, Shehu u shpreh se kështu ka ndodhur gjithmonë në fushatë, që ai që ka shkuar në atë studio, ka qenë dhe fituesi.

Por, moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka shpjeguar se ka një rregull të të ftuarve të tij para mbajtjes së zgjedhjeve. Ai tha se sipas këtij rregulli të vendosur që në vitin 1998, i fundit në studion e tij vjen drejtuesi i mazhorancës, duke mohuar që konstatimi i Shehut të ishte i vërtetë.

Nga ana tjetër, Baton Haxhiu bëri edhe një tjetër renditje. Ai tha se nga ato që kanë parë, Fatos Nano dhe Sali Berisha i humbën zgjedhjet atë vit që nuk erdhën në “Opinion”.

Pjesë nga biseda:

Jonida Shehu: Kë kishe të fundit të ftuar në fushatë? Zakonisht kush ka qenë i fundit, fiton zgjedhjet”, tha Shehu.

Blendi Fevziu: Nuk është e vërtetë ajo që më the, që kush vjen i fundit fiton zgjedhjet. Zakonisht që nga viti 1998 që unë bëj emisionin, (që nga referendumi i kushtetuës), ditën e fundit vjen partia më e madhe. Një ditë para fundit vjen partia e dytë në rresht dhe e treta, që është fut LSI së fundmi (dikur ka qenë PSD e Gjinushit) vinte dy ditë para.  Ka pas një rregullsi, se këtë rregullsi nuk e prish dot. Edhe kur Sali Berisha ka qenë kryetar i PD erdhi ai dhe të nesërmen e kishte Nano. Nuk erdhi Nano, por u la dita bosh. Zgjidhet kush ka shumicën në atë moment. Ose të paktën ti i bën ofertën, ai mund të mos vijë. Po nuk erdhi, i takon tjetrit.

Baton Haxhiu: A i humbi Nano zgjedhjet? Po Berisha kur nuk erdhi i humbi? Po Lul Basha?

Fevziu: I humbi.

Baton Haxhiu: Atëherë çfarë me të thënë?

Fatos Nano në vitin 2005, Edi Rama në vitin 2009, Berisha në vitin 2013 dhe Basha në vitin 2021 nuk kanë qenë në emisionin “Opinion”, para mbajtjes së zgjedhjeve. Të jetë ky një mallkim?

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blendi fevziu edi rama fatos nano lulzim basha sali berisha blendi fevziu edi rama fatos nano lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll