Politike

Ali Ahmeti uron Ramën për fitore: Jam pranë jush dhe shqiptarëve

27 Prill 2021, 19:52 Nga DOSJA
Ali Ahmeti uron Ramën për fitore: Jam pranë jush dhe

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet parlamentare. Në një postim në Facebook, Ahmeti është shprehur se ka besim të puna e Ramës dhe se do t’i bëj krenarë me punën e tij. Më poshtë, Ahmeti shkruan se do të jetë gjithmonë i përkrah Ramës dhe shqiptarëve në këtë udhëtim, ndërkohë që është shprehur se Rama gjithmonë ka qënë në krah të tij në kohë të keqe dhe të mirë.   

Postimi i plotë:

I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi. Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria. Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët. Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi. Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ali ahmeti edi rama ali ahmeti edi rama

Sondazh

Poll