Politike

PLAS KEQ! Bujar Nishani kërkon largimin e Bashës nga PD-ja: Dështoi, është momenti të çlirohemi nga shembulli i paaftësi

27 Prill 2021, 18:53 Nga DOSJA
PLAS KEQ! Bujar Nishani kërkon largimin e Bashës nga PD-ja:

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani kërkon që kryedemokrati Lulzim Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së tij në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë kështu në pushtet kryeministrin Edi Rama që mori sot një mandat të tretë.

Në një status në Facebook, ish-Presidenti Nishani shkruan se është momenti që Bahsa të pranojë hmbjen e tij, dështimin e tij personal dhe të largohet nga Partia Demokratike, dhe të mos e mbajë peng këtë të fundit.

Mesazhi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve! Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë. Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal !
Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh! Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !
#MakePDGreatAgain!

Më herët edhe Fatbardh Kadilli kërkoi të njëjtën gjë, duke shpallur kandidaturën e tij për tu vënë në krye të PD-së. Vetë Basha ka deklaruar se nuk do të dorëzohet edhe pas humbjes së tij në zgjedhjet e 25 prillit. Kryedemokrati Basha pretendoi se në procesin zgjedhor ka pasur shkelje të rënda si dhe ka kërkuar pamjet filmike të QV-ve dhe të KZAZ-ve në KQZ.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani doreheqja e lulzim bashes bujar nishani doreheqja e lulzim bashes

Sondazh

Poll