Politike

“Kur i do menderja”, Andi Bushati: Basha të largohet nga PD-ja, po blen kohë për të parë çfarë pazari do i çojë Ram

27 Prill 2021, 19:23 Nga DOSJA
“Kur i do menderja”, Andi Bushati: Basha të largohet nga PD-ja,

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka deklaruar se ajo që duhet të bëjë kryedemokrati Lulzim Basha pa zgjedhjeve të 25-prilli, është të japër dorëheqjen dhe të largohet nga drejtimi i PD-së. I ftuar në “Open”, Bushati tha se Opozita duhet riformatuar.

Qëndrimin e kryedemokratit Basha pas humbjes, Bushati e interpretoi si blerje kohe, për të parë ofertat që do t’i vijnë.

“Në vendet demokratike, ti i futesh një rruge dhe në momentin që ti dështon, hap rrugë. Ka qenë vetë Basha që thoshte se kemi pëprara një regjim që nuk mundet me votë. Më pas u fut në zgjedhje për ta mundur me votë. Kur i do menderja thotë bëhet kështu, kur s’i do menderja nuk e thotë, kështu që Basha duhet të hapë rrugën. Mendoj që Opozita duhet të riformatohet. Jam me Kadinë që thotë po blen kohë. Të gjithë sot prisnin fjalën e kryetarit, kurse ai do të blejë kohë se mos i sjell ndonjë pazar Edi Rama apo ambasadorët. Po pse mos ky është fati i Opozitës,”- tha Bushati ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi bushati doreheqja e lulzim bashes lulzim basha andi bushati doreheqja e lulzim bashes lulzim basha

Sondazh

Poll