Politike

Humbi zgjedhjet, Boiken Abazi: E kam fituar mandatin, votat tona i ka vjedhur PS-ja, kam prova nga vëshguesit

27 Prill 2021, 20:09 Nga DOSJA
Humbi zgjedhjet, Boiken Abazi: E kam fituar mandatin, votat tona i ka vjedhur

TIRANË- Kandidati i pavarur për deputet, Boiken Abazi ka kërkuar që të vendoset drejtësi për krimin elektoral. Në një postim në Facebook, Abazi ka shkruar se është i sigurtë që e ka fituar mandatin në Tiranë për deputet dhe se ka marrë vota në të gjithë qarkun e Tiranës. Abazi është shprehur se shumica e votave janë shpallur të pavlefshme duke ju vendosur ‘X’ në fletën e votimit, dhe se për këtë krim elektoral ka mjaftueshëm prova. Abazi gjithashtu ka thënë se sipas ekipit ligjor të tij ai mund ta ketë fituar mandatin në Tiranë.

Postimi i plotë:

Të vendoset drejtësi për krimin elektoral! Nuk është largmendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë. Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë.

Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi zgjedhjet 25 prill 2021 boiken abazi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll