Politike

Humbi zgjedhjet, Basha nuk dorëzohet: Votat u vodhën me paratë e krimit dhe të Tom Doshit

27 Prill 2021, 17:46 Nga DOSJA
Humbi zgjedhjet, Basha nuk dorëzohet: Votat u vodhën me paratë e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk dorëzohet. Në fjalën e tij nga selia blu pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se votat janë vjedhur me paratë e krimit dhe të Tom Doshit. 

Basha tha se në këto zgjedhje është shkatërruar Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. kryedemokrati shtoi se kushdo që mendon se ata do të dorëzohen, nuk e njohin mirë. 


“Muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi male, një tjetër hije po avitet në mendie dhe zemra. A është muzgu i shpresës për shqipërinë demokratike dhe normale? Kmi shumë vite që luftojmë për demokraci por ja dolëm se jemi njerëz të fortë dhe besojmë tek demokraci. Beteja për demokraci ka vijuar çdo ditë. Unë besova se falë fuqisë do ta fitonim dh edo t’ja kthenim demokracinë. Këto zgjedhje nuk kishin të bënin për demokracinë. U shkatërrua Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. Numri më i madh i votave të pavlerësshme. Miliona euro të hedhura për të blerë vota. Vodhën të dhënat, përdorën kriminelët dhe bandat, duke e bërë edhe më të madhe masakrën. Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit si Tom Doshi. Pavarësisht kësaj ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Ne jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë,”- tha Basha.

LAJM KRYESOR: Basha pranon humbjen: Besuam te demokracia por u përballëm me një regjim, votat u blenë me paratë e krimit dhe të Tom Doshit! Beteja vazhdon, po u dorëzuam ne, Shqipëria s’ka më asnjë mundësi

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll