Politike

Basha pranon humbjen: Kishim besim në demokraci përballë një regjimi, beteja vazhdon

27 Prill 2021, 17:50 Nga DOSJA
Basha pranon humbjen: Kishim besim në demokraci përballë një

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se do të vazhdojë betejën me gjithë fuqinë e tyre. Në deklaratën e parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se nëse ai arrin të dorëzohet, Shqipëri nuk ka më asnjë mundësi për demokraci.


“Do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do të luftojmë deri në fitore sepse misioni është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Vëllezër dhe motra, ju falenderoj mbështetësit tanë. Anëtarët e komisionit. Komisionerët, numëruesit dhe vullnetarët për angazhimin e pashembullt. Iu falenderoj nga thellësia e zemrës. Faleminderit për besimin tuaj. Iu premtoj se nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort. Kjo është përgjegjësia ime dhe detyrimi që kam para jush,”- tha ai ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Basha pranon humbjen: Besuam te demokracia por u përballëm me një regjim, votat u blenë me paratë e krimit dhe të Tom Doshit! Beteja vazhdon, po u dorëzuam ne, Shqipëria s’ka më asnjë mundësi

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet e 25 prillit 2021 lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll