Zëdhënësja e NATO-s: Aleanca e shokuar për vdekjen e ushtarakëve shqiptarë në Letoni
17 Maj 2019, 14:55Nga DOSJA
TIRANË- NATO për të hedhur dritë më shumë se çfarë ndodhi në bazën ushtarake “Camp Adazi” në Letoni ku dy ushtarakë shqiptarë humbën jetën tragjikisht, ka folur për mediat.
Në një përgjigje për News 24, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu për herë të parë i përgjigjet zyrtarisht për një media shqiptare pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në shtetin Baltik.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu shkruan:
“Jemi të shokuar në selinë qendrore për vdekjet tragjike.
Jemi trishtuar thellësisht pasi mësuam për humbjen e jetëve të dy ushtarakëve shqiptarë, nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët ishin pjesë e grup-batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.
Ata po kryenin një shërbim të rëndësishëm që kishte të bënte me asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse. Ne mbajmë zi për ta dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të tyre por edhe gjithë kombit shqiptar për humbjen tragjike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Aleatët ua përcollën ngushëllimet e tyre Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut për këtë humbje të tmerrshme.
Burrat dhe gratë nën uniformë me mision e Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s përfaqësojnë shpirtin unik të solidaritetit tone Euro-Atlantik dhe të sigurisë kolektive.
Ata vijnë nga vende të ndryshme por ata punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët: të mbrojnë sigurinë e kombit tonë dhe të qytetarëve tanë, nën principin udhëheqës të mbrojtjes sonë kolektive “Një për të gjithë, të gjithë për një”
Ne qëndrojmë plotësisht të përkushtuar për të përmbushur misionin tonë, ne do vijojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e personelit tonë në misione dhe të ndalojmë që të tilla aksidente të ndodhin përsëri në të ardhmen.
NATO e vlerëson thellësisht kontributin e Shqipërisë për sigurinë euro-atlantike, përfshirë pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet tona. Ne kurrë nuk do ti harrojmë ata që bënë sakrificën më sublime. Mendimet tona janë me familjarët dhe të dashurit në këtë kohë të vështirë.
FIER– Banorët e fshatit Vërri në Fier kundërshtojnë ndërtimin e inceneratorit prej disa kohësh. Ata janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatë me avokate Dorina Nd...
ITALI- Gjyqi i “Habiljave” është zhvilluar sot në Itali, dhe trupi gjykues është shprehur se Moisi Habilaj nuk është “bosi” i drogës. Sipas medias Meridio News,...
BRITANI– Nëna shqiptare, e cila vuri në alarm autoritetet britanike para dy ditësh, është gjetur së bashku me të bijën 2-vjeçare.Autoritetet britanike ra...
TIRANË- Akademiku Artan Fuga, në një prononcim për mediet, ka folur për një skandal që po ndodh me Akademinë e Shkencave. Sipas Fugës, bëhet fjalë për një ...
Policia e Shtetit është angazhuar që prej janarit në mbulimin e çdo proteste që është vendosur të organizohet nga opozita e bashkuar. Gaz, shashka, flaka...
TIRANË– I mbijetuari i shpërthimit të ndodhur në Letoni, nëntetari Julian Kapaj ka postuar një foto me ish-komandatin e tij Klodian Tanushin. Në rrje...
Tiranë-Dritan Zagani ish-oficeri i policisë, i njohur nga të gjithë si denoncuesi i parë i grupit të Habilajve dhe akuzuesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir...
Tiranë- Si pjesë e ciklit “Pas Dyerve të Mbyllura”, Citizes Channel publikon histori të grave që kanë qenë viktima të dhunës, duke rrëfyer hapin e guximshëm p...
Tiranë- Nga policia është arrestuar 27-vjeçari me iniciale A.L pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikim pasaportash, vizash. Por ai ishte në heti...