Banorët kundërshtojnë ndërtimin e inceneratorit në Fier: Po na shpopullojnë, në atë tokë hamë bukë
17 Maj 2019, 14:27Nga DOSJA
FIER– Banorët e fshatit Vërri në Fier kundërshtojnë ndërtimin e inceneratorit prej disa kohësh. Ata janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatë me avokate Dorina Ndreka dhe ambjentalistin Lavdosh Ferruni.
Në një deklaratë për Fax News, Ferruni është shprehur se studimi ëshrë bërë për një vend tjetër dhe jo për aty ku kanë nisur ndërtimin e inceneratorit në Fier.
Ndërsa avokatja Ndreka shprehet se vetë projekti në parim është i gabuar.
“Ky ndërtim ka një kosto të madhe për Shqipërinë. Argumentet tona janë të forta dhe kemi besim se do të marrim një përgjigje positive përpara fillimit të muajit gusht të këtij viti.
Po ndërtohet në një tokë bujqësore, gjë që është krejtëissht e paligjshme. Shkeljet në ndërtim janë flagrante,”– u shpreh avokatja Ndreka.
Ndërsa banorët e zonës thanë se janë dakort për ndërtimin e një inceneratori por jo në një tokë bujqësore. Sipas tyre në këtë mënyrë po arrihet largimi i njerëzve nga fshati.
“Ju ftojmë të gjithë si media të vini dhe të shikoni se sa njerëz kanë mbetur në këtë fshat që merren edhe me punë bujqësore. Po arrijnë atë që duan, po shpopullojnë zonën.
Ne në parim jemi dakort sepse ndërtimi i një inceneratori është diçka që duhet bërë, por jo në një tokë bujqësore. Ne aty në atë 500 metër vend hamë, ajo është tokë buke.
Ata që kamë firmosur për atë incenerator duhet të përgjigjen para ligjit,”- shprehen banorët.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Gjyqi i “Habiljave” është zhvilluar sot në Itali, dhe trupi gjykues është shprehur se Moisi Habilaj nuk është “bosi” i drogës. Sipas medias Meridio News,...
BRITANI– Nëna shqiptare, e cila vuri në alarm autoritetet britanike para dy ditësh, është gjetur së bashku me të bijën 2-vjeçare.Autoritetet britanike ra...
TIRANË- Akademiku Artan Fuga, në një prononcim për mediet, ka folur për një skandal që po ndodh me Akademinë e Shkencave. Sipas Fugës, bëhet fjalë për një ...
Policia e Shtetit është angazhuar që prej janarit në mbulimin e çdo proteste që është vendosur të organizohet nga opozita e bashkuar. Gaz, shashka, flaka...
TIRANË– I mbijetuari i shpërthimit të ndodhur në Letoni, nëntetari Julian Kapaj ka postuar një foto me ish-komandatin e tij Klodian Tanushin. Në rrje...
Tiranë-Dritan Zagani ish-oficeri i policisë, i njohur nga të gjithë si denoncuesi i parë i grupit të Habilajve dhe akuzuesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir...
Tiranë- Si pjesë e ciklit “Pas Dyerve të Mbyllura”, Citizes Channel publikon histori të grave që kanë qenë viktima të dhunës, duke rrëfyer hapin e guximshëm p...
Tiranë- Nga policia është arrestuar 27-vjeçari me iniciale A.L pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikim pasaportash, vizash. Por ai ishte në heti...
Tiranë- Rrjeti është solidarizuar me vajzën e Dorjan Protoduarit, i cili arrestuar është gjatë një proteste te “Unaza e Re”. Sot vajza e tij Edea mbush 3 vje&c...