Aktualitet

Gjyqi kundër “Habiljave”, avokatët tregojnë provat në gjykatë: Moisiu nuk është koka e bandës

17 Maj 2019, 14:10 Nga DOSJA
Gjyqi kundër “Habiljave”, avokatët tregojnë provat

ITALI- Gjyqi i “Habiljave” është zhvilluar sot në Itali, dhe trupi gjykues është shprehur se Moisi Habilaj nuk është “bosi” i drogës. Sipas medias Meridio News, e cila gjithmonë ka publikuar fakte për këtë bandë shkruhet se, Moisiu ka qenë një punëtor i thjeshtë në grupin e drogës. Sot në gjykatën e Catanias, avokatët e Moisi Habilajt treguan prova se klienti i tyre nuk ka qenë kurrë koka e bandës. Ata shprehen se akuzat nuk qëndrojnë dhe duhet ndryshuar. 

SHKRIMI I PLOTË NGA DARIO DE LUCA

Moisi Habilaj nuk ka qenë kurrë një nga bosët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës, por ka qenë vetëm një anëtarë i thjeshtë i bandës. Ai ka qenë pjesë e trafikuar pasi ka organizuar, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë, trafikimin e drogës drejt Italisë.

Hetimet nga Guarda di Finanza në Catania, të cilët hedhin dritë mbi një rrjet të furnizimit me armë dhe drogë nga Ballkani në Itali, emri i Habilajve, qëndron si një ndër të pandehurit.  Jo vetëm për shkak se prokuroria po e akuzon atë për të qenë kreu i një organizate kriminale aktive ndërmjet 2013 dhe 2017, por mbi të gjitha për të qenë kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri. Por për të ka përfunduar dhe hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Marrëdhënia familjare mes Habiljat dhe Tahirit, solli në Shqipëri një tërmet të vërtetë politik. Aq shumë që ish-ministri, pas fushatës, përfundoi gjithashtu nën hetim në Catania, por pozita e tij u mbyll në tetor 2018 me kërkesë të gjykatës. Sot Habilaj ndoqi gjyqin nga prapa hekurave, brenda një dhome në katin përdhese të gjykatës në Piazza Giovanni Verga. Avokatët e tij mbrojtës Giuseppe Ragazzo dhe Maria Calatabiano, të bashkuar kërkuan që të ketë një ulje të dënimit me 18 vite burg të kërkuar nga Prokuroria. “Ai nuk është kreu i ndonjë organizate kriminale, shpjegon avokati prokurorit dhe nuk ka zgjedhur kurrë njerëzit që ishin pjesë e bandës, duke shtuar se ai është një anëtarë i thjeshtë i saj. Sipas avokatit, kërkesa që rrethanat rënduese për të qenë “koka” e bandës duhet që të rrëzohen.

Sipas avokatëve, gjyqtari Maria Cardillo, duhet gjithashtu të marrë parasysh “sjelljen procedurale, gjithmonë lineare dhe që nga momenti i parë i përqendruar në bashkëpunimin me autoritetin gjyqësor”. Në dy raste, shefi i dyshuar, i ndaluar që nga tetori 2017, pati takime ballë për ballë me prokurorët italianë dhe me prokurorët shqiptarë që erdhën në Catania për të qartësuar qëndrimin e tij. “Në Shqipëri përmes Sabaudin Çelën takova Fatoshin, i cili është një tregtar i madh i marijuanës dhe më propozoi të filloja një trafik me Sicilinë”, thuhet në një dëshmi në dosje. “Udhëtimi i parë që morra ishte në vitin 2013, i cili përfundoi me marrjen e mbi 1500 kilogramë marihuanë në Augusta. Unë kisha ardhur në Sicili në vitin 2006 dhe më parë isha murator, pastaj fillova të transportoja fruta dhe perime në tregun e Vittoria”, shtohet më tej.

Për klientin e tyre, avokatët gjithashtu kërkuan përjashtimin e rrethanëve rënduese të bandës me dhjetë ose më shumë personave dhe dhënien e dënimit minimal me njohjen e rrethanave lehtësuese. Një nga misteret që lidhen me këtë histori, është blerja e një bizhuterive të bërë në 2013 nga Habilaj në një dyqan në Catania. Për të përmendur këtë pasazh ishte i njëjti i pandehur në një përgjim të mbyllur në punimet e hetimit: “Një e kam blerë me nënën dhe një për gruan e tij, prej 4000 euro diamanti”. Sipas rindërtimit të hetuesve, ato vlera të çmuara do të ishin dhurata për ish-ministrin Tahiri. Hipoteza që u mohuan si nga politikani shqiptar ashtu edhe nga vetë Habilaj.

Grupi i Habiljave akuzohet për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim nga Vlora drejt Italisë. Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda u morën Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj. I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve. Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avokatet e habilajt dosja habilaj gjykata e catanias moisi habilaj saimir tahiri avokatet e habilajt dosja habilaj gjykata e catanias moisi habilaj saimir tahiri

Sondazh

Poll