Politike

“8 skuadra angleze në terren”, Ish-ambasadori Norman i drejtohet qytetarëve: Shkoni të votoni!

25 Prill 2021, 07:46 Nga DOSJA
“8 skuadra angleze në terren”, Ish-ambasadori Norman i

DURRËS– Ish-ambasadori anglez, Duncan Norman ka deklaruar se në terren janë dërguar nga ambasada angleze skuadra, të cilat po ndjekin nga afër procesin e votimit.

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, ai u shpreh se deri më tani nuk kanë hasur probleme.

“Është shumë kënaqësi të jem sërish në Durrës. Ne zgjodhëm Durrësin se e kemi thënë më përpara se do të vinim dhe ja ku jemi sot, por gjithashtu sepse mendoj se është e rëndësishme që nderkombëtarët të shihen dhe të monitorojnë dhe ka shumë ndërkombëtarë që po vëzhgojnë zgjedhjet këtë herë. Ne si ambasadatë britani kemi 8 skuadra që po monitorojnë në Shqipëri dhe po mbështesim përmes projekteve tona mbi 600 vëzhgues afatshkurtër. Ndërmjet këtij lloj vëzhgimi duam t’i japim mundësinë qytetarëve të shkojnë të votojnë dhe që mund të votojnë realisht për partinë që ndjejnë se duhet të votojnë”, tha ai.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike duncan norman shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 duncan norman shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll