Politike

Albin Kurti voton në Tiranë! Mesazhi i tij: I ftoj qytetarë të respektojnë atdheun dhe të votojnë!

25 Prill 2021, 06:58 Nga DOSJA
Albin Kurti voton në Tiranë! Mesazhi i tij: I ftoj qytetarë

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kurti ka votuar në kopshtin numër 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, aty ku ka votuar më parë Kryemadhi dhe Meta. Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.


‘Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje. Uroj për ditë me mbarësi, që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Shqipërisë.’– tha Kurti.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albin kurti shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 albin kurti shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll