Politike

“Zoti e bekoftë Shqipërinë!”/ Basha voton me 2 gishtat lart, qytetari ia pret papritur: Rama ik!

25 Prill 2021, 07:01 Nga DOSJA
“Zoti e bekoftë Shqipërinë!”/ Basha voton me 2

TIRANË– Voton kandidati për kryeministër, Lulzim Basha! Numri një i Partisë Demokratike ka votuar në njësinë 8, ndërsa në momentin kur hodhi fletën e votimit tha vetëm:  Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Jashtë KZAZ-së, krydemokrati u pyet nga gazetarët se si po shkonte procesi i votimit, por zgjodhi të mos përgjigjej duke bërë thirrje për votim masiv.


“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë. Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!,“-tha Basha. 

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll