Politike

Identifikim elektronik apo mashtrim i madh…? Denoncimi i aktivistes: Nuk po na japin kodet e pajisjeve, kjo është vjedhj

25 Prill 2021, 06:42 Nga DOSJA

TIRANË– Aktivistja Klevisa Lamaj ka bërë një denoncim lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Me anë të një statusi në Facebook, ajo shkruan se pajisjet për identifikimin elektronik nuk po funksionojnë pasi operatorëve nuk u është dhënë kodi. 

Mashtrimi i madh me pajisjen PEI të identifikimit! Unë jam operatore. Nuk na është dërguar kodi i operatorit për aktivizimin e pajisjes! Votimi elektronik bie poshtë nëse nuk na e dërgojnë sa më shpejtë. Kjo është vjedhje e pastër. Poshtë diktatura. Unë dua zgjedhje të lira,”-Lamaj.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike klevisa lamaj shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 klevisa lamaj shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll