Politike

Problemet në qendrat e votimit, zëdhënësja e KQZ: 230 qendra kanë hasur probleme, shkak i presionit dhe mosmarrjes pjesë n

25 Prill 2021, 07:26 Nga DOSJA
Problemet në qendrat e votimit, zëdhënësja e KQZ: 230 qendra

TIRANË– Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka pasur asnjë problematike në shpërndarjen e materialeve të votimit.

Hoxha tha se vonesat që janë konstatuar deri më tani në disa qendra votimi janë për shkak të pajisjes së identifikimit. Deri më tani ka pasur probleme në 230 qendra votimi.


DEKLARATA:

Skemi patur asnjë problem, në pjesën e shpërndarjes së bazës materiale nuk është konstatuar asnjë problematike. Ka patur disa qendra votimi që skanë qenë të paisura me operator këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Ska pasur operatorë për paisjen elektronike. Por megjithatë ska pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimit pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë. Deri tani ka patur disa problematika në disa qendra. Rreth 230 qendra ka patur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e paisjes elektronike. Po merren masa që të zgjidhen. Ska patur problematika me kamerat në qendrat e votimit. Edhe kur ska energji elektrike ofrojnë monitorim edhe gjatë asaj periudhe”, tha ajo.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike drilona hoxhaj shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 drilona hoxhaj shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll