Politike

E PAPRITUR! Rezulton dy herë në sistem, qytetari shkon për të votuar për herë të parë, makineria e identifikimit elektro

25 Prill 2021, 07:38 Nga DOSJA
E PAPRITUR! Rezulton dy herë në sistem, qytetari shkon për

POLIÇAN– Një ngjarje e paprecendent ka ndodhur ditën e sotme në Polican ku një qytetar nuk lejohet që të votojë.

Një qytetar i identifikuar si Ledjan Jaçaj, në njësinë administrative të Tërpanit në Poliçan, rezulton në sistemin e identifikimit elektronik, se ka votuar dy herë, gjë të cilën ai vetë e mohon.

Qytetari shprehet se ai nuk ka votuar më parë, dhe tashmë po i mohohet e drejta e votës, për shkak të problemit në makinerinë e identifikimit elektronik të qytetarëve.

Ka qenë sistemi i identifikimit elektronik ai që e ka nxjerrë Jaçajn, sikur ka votuar dy herë. Qendra ku ai ka shkuar për të votuar është ajo me numrin 3370 që gjendet në shkollën 9-vjeçare të Tërpanit.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ledjan jacaj problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 ledjan jacaj problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll