Politike

‘Se nuk edhe dua që t’ju bezdis…’/ Ambasadori Soreca shikon nga afër ç’bëhet në KZAZ, paralajmëron numëruesit:

25 Prill 2021, 06:51 Nga DOSJA
‘Se nuk edhe dua që t’ju bezdis…’/ Ambasadori

TIRANË– Ambasadori i BE, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në shkollën Dora d’Istria në Tiranë, aty ku po aplikohet procesi i identifikimit elektronik. Komisionerëve iu uroi ditë të mbarë dhe i bëri të ditur se do të shikojnë punën e tyre në mënyrë që procesi të vijojë sa më i qetë.

Soreca: Nuk dua tju bezdis, dëshiroj t’ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Ne do të shikojmë punën tuaj, do të shikojmë punën tuaj dhe cdo gjë që ka të bëjë me procesin. Nuk dua tju vë në trysni apo në presion. Punën ta bëni sa më mirë. Punë të mbarë sot, me krahe të lehta, ndoshta do të shihemi sërish.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca shqiperia voton 2021 luigi soreca shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll