Politike

Soreca: Në terren 50 ekipe të BE dhe Zvicrës do të monitorojnë procesin

25 Prill 2021, 06:40 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadori i BE, Luigi Soreca shprehet se delegacioni i BE, shteteve anëtare dhe Ambasada zvicerane kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit të votave.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ambasadori ka postuar edhe një hartë ku paraqiten konkretisht se ku do të vendosen këto 50 ekipe. Soreca shkruan se BE do të qëndrojë pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 luigi soreca shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll