Politike

Rama mbyll fushatën në Vlorë, përshëndet Shqipërinë bashkë me familjen: Më 25 prill e çojmë Shqipërinë në majë! I

23 Prill 2021, 12:19 Nga DOSJA
Rama mbyll fushatën në Vlorë, përshëndet

VLORË– Kryeministri Edi Rama e ka përmbyllur sot fushatën elektorale në krah të familjes në krah të familjes së tij. Sapo mbaroi fjalën nmbi podium, Rama ftoi të voglin Zaho, për të cilin tha se sa herë i këkonin të bënte detyra, si shpërblim donte të shkonte në Vlorë. Por, para se të shfaqje panorama e familjes, kryeministri Rama sot dha mesazhet e fundit edhe nga Durrësi.  

Nga stadiumi “Niko Dovana”, Rama ka komentuar sërish deklaratën e kandidatit për deputet Xhella Mziu, i cili më pas kërkoi falje. I ndodhur në Durrës, Rama tha se Mziu kërkoi falje pasi e urdhëruarn që të bënte atë gjë, por jo se ishte penduar vërtet për thirrjet për dhunë. Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të lërë rakinë se ndryshe do t’ja nxjerrin mezor. Rama, referuar deklaratës së Metës se do t’ju presë duart atyre që vjedhin votat, tha se mirë do të ishte që t’ia priste atij të LSI-së që doli sot.

Ai ngriti tonet në Durrës, teksa tha se komunisti i vërtetë ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Rama tha nga Durrësi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka lëshuar pëllumbat dhe vjen vërdallë me flokët me xhel, duke premtuar ato që nuk kanë njerëzit. Sipas Ramës, premtimet e Bashës do të vërtetohen pas pilafit.

Më pas, u nis drejt Vlorës, ku mitingun elektoral e hapën dy vëllezërit Veshaj, moderatorët Donaldi dhe Romeo. Vetë Rama u bëri thirrje vlonjatëve që të mos kthehen më në kohën e qepës, siç e konsideron ai kohën e drejtimit nga Partia Demokratike.  Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bujar Leskajn, kandidatin e Partisë Demokratike në Vlorë. Teksa mbylli fushatën elektorale, Rama tha se Leskua, siç e thërret ai, është pijanec dhe e vetmja gjë që mund tu mësojë njerëzve, sipas tij, është bixhozi, rakia, pabesia dhe bongo. Për Metën, Rama tha se ai nuk ka parë gjë akoma. 

(a.b;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama në durrës zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll