Politike

Armina Mevlani flet për ish-kryeministrin Berisha: Të kesh një vjehrrë si ai…

23 Prill 2021, 13:48 Nga DOSJA

TIRANË- Vajza e apasionuar për modën dhe reklamuese e shumë firmave të njohura, Armina Mevlani ka ndarë ditën e sotme disa detaje nga jeta e saj personale.

Prej vitesh në një raport me djalin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berisha, Shkelzen Berishën, dyshja presin ta finazlizojnw nw martesw raportin e tyre. Pyetjes se çfarë i pëlqën më shumë tek Shkelzeni ajo i është përgjigur kështu:

“Më pëlqen fakti që asnjëherë nuk mërzitemi së bashku. Kemi gjithmonë biseda për të bërë, ai do familjen, kafshët, natyrën dhe më pëlqen që është ai i zgjuar i kulturuar dhe i dashur.”

Ajo ka një lidhje të veçantë me Shkelzenin, dhe ka treguar ndër vite se ruan raporte shumë të mirë edhe me fëmijët e tij nga martesa e parë.

Por pyetjes mbi ish-kryeministrin Berisha, duket sikur Armina nuk i shpëton dot. E pyetur në lidhje me raportin që ka me të, Armina i është përgjigjur se Berisha është një dëgjues i mirë dhe nga ai ke çfarë meson sa herë që flet.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e Arminës.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike armina mevlani sali berisha shkëlzen berisha armina mevlani sali berisha shkëlzen berisha

Sondazh

Poll