“Tu jap një kafe të mirë”, videoja e kandidatit të LSI-së që jep dollarë, SPAK e merr nën hetim, Etien Joka shpallet
23 Prill 2021, 15:25Nga DOSJA
TIRANË- Top Channel ka publikuar një video ditën e sotme, ku sipas tyre kandidati i LSI-së Etion Joka është filmuar duke premtuar të paguaj para për të blerë vota. I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etion Joka shfaqet me zë në një video e cila është publikuar ditën e sotme në Top Channel, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.
Pas publikimit të pamjeve vetë Jaka reagoi duke mohuar gjithçka ndërsa paralajmëroi edhe përballje ligjore. Sipas tij, çdo gjë është e sajuar dhe e montuar. Por tashmë është shpallur në kërkim policor pasi nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në Polici dhe ka fikur telefonin. Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për rastin.
(K.M/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së përgjaku fushatën elektorale dy ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin X...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur ditën e sotme fushatën elektorale. Ditën e sotme Basha ka zhvilluar fushata elektorale n...
TIRANË– Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë Bora Muzhaqi ka bërë një gafë ditën e sotme gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e shpërndarjes së ...
ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me forcat e Policisë së Elbasan, pasi FNSH-ja ka shkuar për konftol...
TIRANË- Vajza e apasionuar për modën dhe reklamuese e shumë firmave të njohura, Armina Mevlani ka ndarë ditën e sotme disa detaje nga jeta e saj personale....
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës të turit përmbyllës të fushatës, e pati në qytetin e Lezhës. Në fjalën e tij para l...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më 25 pril...
TIRANË– Teksa dita e zgjedhjeve po afrohet, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiigi Soreca ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë që të marr...