Politike

Gafa e kandidates së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqit i ngatërrohet goja në sy të Ramës: Baba im lotoi kur takoi prindër

23 Prill 2021, 14:56 Nga DOSJA
Gafa e kandidates së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqit i

TIRANË– Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë Bora Muzhaqi ka bërë një gafë ditën e sotme gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e shpërndarjes së medialjeve për studentët ekselente.

Teksa pranë saj ishte edhe kryeministri Edi Rama e ministrja Evis Kushi, Muzhaqi tha se e ka parë të atin të lotojë kur ai takoi prindërit e saj në gjimnaz.

“Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë e kam parë që të lotojë, ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. Dhe pasi i thanë disa fjalë për mua, ishte hera e parë që e shihja që i shpëtuan lot dhe përpiqej shumë fort që t’i fshihte. Jam shumë e bindur që edhe gjithë prindërit tuaj janë po kaq krenarë për ju. Po dua të shtoj që edhe ne jemi edhe akoma më krenar për juve,”- u shpreh Muzhaqi duke mos e sqaruar edhe ngatërresën që bëri.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bora muzhaqi zgjedhjet 25 prill 2021 bora muzhaqi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll