Politike

Yuri Kim, thirrje SPAK: Hetoni dhe ndiqni penalisht ata që shkelin ligjin e pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votua

23 Prill 2021, 13:13 Nga DOSJA
Yuri Kim, thirrje SPAK: Hetoni dhe ndiqni penalisht ata që shkelin ligjin e

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçmë kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, që të hetojë dhe të procedojë penalisht të gjithë ata që shkelin ligjin dhe pengojnë qytetarët që të vootjnë lirshëm.

Në një status në rrjetet sociale, Kim ka publikuar raportin e plotë të SPAK, dhe krahas raportit shkruan se duhen ndëshkuar të gjithë ata që blejnë vota, frikësojnë qytetarët dhe nxisin dhunën.

Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve,”– shkruan Kim.

Raporti i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.
Në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.
Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.
Me poshtë janë të dhënat statistikore të Prokurorisë së Posaçme, deri me datë 22.04.2021, që lidhen me kallëzimet në fushën e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e tyre.

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur :

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri me datë 22.04.2021 si më poshtë :

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll