Politike

Gazment Bardhi përplaset me policinë në Elbasan: Ju urdhërojnë bandat, ku e ke proces verbalin?

23 Prill 2021, 14:07 Nga DOSJA
Gazment Bardhi përplaset me policinë në Elbasan: Ju

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me forcat e Policisë së Elbasan, pasi FNSH-ja ka shkuar për konftolle në zyrat e PD-së dy ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, Bardhi u kërkon llogari efektivëve dhe përplaset me ta. Ai i akuzon policët se janë urdhëruar nga bandat për të ushtruar kontrolle, ndërkohë që nuk kanë as proces verbal.

Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë, pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat, shkoni atje jo në shtabin tim,”- dëgjohet të thotë Bardhi. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bardhi perplaset me policine fnsh ne zyrat e pd vritet pjerin xhuvani bardhi perplaset me policine fnsh ne zyrat e pd vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll